Dhuroi pajisje jetike për të sëmurët, flet Agron SHEHAJ: Një pjesë të kostos e mbuluan shqiptarët! Jam krenar për shpirtin tuaj bujar (THIRRJA PËR BASHKËATDHETARËT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 12-08-2020 Dhuroi pajisje jetike për të sëmurët, flet Agron SHEHAJ: Një pjesë të kostos e mbuluan shqiptarët! Jam krenar për shpirtin tuaj bujar (THIRRJA PËR BASHKËATDHETARËT) Agron Shehaj

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD Agron Shehaj ditën e sotme dhuroi disa pajisje jetike tepër të kushtueshme për ata që po luftojnë me COVID 19 te ‘Shefqet Ndroqi”.

Ndërkaq ai ka bërë një status në rrjetet sociale ku ka sqaruar se një pjesë të kostos, 13 mijë euro, i mblodhën shqiptarët përmes ‘Gofundme’ në përgjigje të fushatës që ish-deputeti hapi muaj më parë.

“Një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona.

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.

Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona”, shkruan Shehaj teksa bën edhe një apel:

“Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në momentet e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080838203430176
array(1) { ["section"]=> string(166) "dhuroi-pajisje-jetike-per-te-semuret-flet-agron-shehaj-nje-pjese-te-kostos-e-mbuluan-shqiptaret-jam-krenar-per-shpirtin-tuaj-bujar-thirrja-per-bashkeatdhetaret-216912" }