“Dia Vita” zhvillon trajnimin për menaxhimin e urgjencave mjekësore

Publikuar tek: aktualitet, më 17:16 26-12-2017 “Dia Vita” zhvillon trajnimin për menaxhimin e urgjencave mjekësore

Cilësi shërbimi sipas protokolleve europiane në qendrat e dializës në 5 qytete.

Edukim në vazhdim i stafit mjekësor sipas protokolleve europiane në qendrat e dializës.Ky ishte qëllimi i trajnimit një javor të zhvilluar nga shoqëria  “DiaVita” e cila ofron këtë shërbim me standarded më të larta në 5 qytete të vendit, si pjese e partneritetit publik privat.

Stafi mjekësor që punon në qytetin e Shkodrës,  Lezhës, Vlorës, Korccës dhe Elbasanit, nën kujdesin e shoqërisë konçesionare DiaVita dhe në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane AEFFE AggiornaMenti InFormazione për Edukimin ECM, mori një cikël leksionesh mbi ndihmen e shpejtë tek fëmijët dhe të rriturit.

Edukimi u zhvillua konform protokolleve europiane më të fundit ILCOR - ERC 2015. Në fund të kursit i cili u zhvillua me tre module,  stafi i trajnuar pervetesoi aftesitë për manaxhimin korrekt te trajtimit të urgjencave mjekësore  të cilat do ti përdorë në dobi të pacienteve të dializës. Ky kurs ofroi njohuri që lidhen me aftësimin e stafit për të mbajtur funksionet vitale të pacientit në nevojë për ndihmë të shpejtë.

Në Maj te vitit 2015 Ministria e Shëndetesisë shpalli tenderin për  ofrimin e shërbimit të dializës në 5 qendra ku u shpall fitues projekti i bashkimit të shoqërive Evita dhe American Hospital të cilët themeluan shoqerinë koncesionare DiaVita.

Që nga Maji i vitit 2017 DiaVita operon me kapacitet të plotë në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korcë duke i ardhur në ndihmë pranë vendbanimeve të tyre mbi 300 pacientëve që marrin shërbimin e dializës, duke rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe cilësinë e jetës së këtyre pacientëve që më parë udhëtonin me ore të gjata për të marrë këteë shërbim larg vendbanineve të tyre.

26177320_1778796108859384_156201452_n.png

26175649_1778796125526049_1167248240_n.png

26057758_1778796175526044_746834105_n.png

26058080_1778796305526031_1384389054_n.png26105465_1778796412192687_1327302575_n.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024961948394775
array(1) { ["section"]=> string(72) "dia-vita-zhvillon-trajnimin-per-menaxhimin-e-urgjencave-mjekesore-104432" }