Një estetiste thotë se ka paralajmëruar klienten e saj për sëmundjen e rëndë pasi vuri re diçka të pazakontë në gishtin e saj teksa po i rregullonte thonjtë.
Jean Skinner, e cila ka shpërndarë në Facebook postimin duke paralajmëruar gratë e tjera, thotë se vuri re një vijë të zezë përmes thoit të klientes, shenjë sipas saj e kancerit në lëkurë.
Megjithëse historia e saj nuk është verifikuar, kjo shenjë është në përputhje me udhëzimet e NHS-së për melanomën subunguale - një formë e kancerit të lëkurës që ndikon në shtratin e thonjve.
Në postimin në Facebook ajo thotë se e paralajmëroi klienten e saj, e cila më vonë e telefonoi duke i thënë që ishte diagnostikuar me një formë agresive të melanomës.