‘Dialog mbi nënshtrimin e vullnetshëm’, ish-ministri mesazhe të koduara për politikën: Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp e sundon?

Publikuar tek: politike, më 17:10 07-08-2020 ‘Dialog mbi nënshtrimin e vullnetshëm’, ish-ministri mesazhe të koduara për politikën: Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp e sundon? Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me disa thënie të filozofit frëng, de la Boetie, lidhur me qeverisjen, ka përcjellë disa mesazhe reflektuese.

Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp dhe na sundon, është kjo pyetja të cilës Panariti, i jep përgjigje me thënien e filozofit frëng.

“Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp dhe na sundon?

Përgjigjen e jep gjykatësi dhe filozofi frëng de la Boetie në veprën e tij " Dialog mbi nënshtrimin e vullnetshëm", shkruar në shekullin e 16 - të.

"Ai që ju shtyp dhe sundon ashtu si të gjithë ne ka vetëm dy sy, dy krahë, dy këmbë dhe vetëm një trup!

Pra asgjë më tepër se sa fuqia që ju i besoni atij për t'ju shkatërruar.

Pyetjet që shtrohen :

Ku i gjen ai të gjithë ata sy për t'ju përgjuar, përndjekur dhe spiunuar, nëse ato nuk ja jepni ju?

Ku i gjen ai gjithë ato krahë për tju rrahur dhe lidhur nëse nuk i merr nga ju?

Ku i gjen ai ato këmbë me të cilat shkel dhe degradon qytetet tona nëse nuk ja jepni ju?”, shkruan Panariti në "facebook".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080029964447021
array(1) { ["section"]=> string(137) "dialog-mbi-nenshtrimin-e-vullnetshem-ish-ministri-mesazhe-te-koduara-per-politiken-cfare-ka-me-shume-se-ne-ai-qe-na-shtyp-e-sundon-216419" }