DIALOG ME NJË PACIENT TË INDINJUAR

Publikuar tek: pa-stres, më 09:23 13-03-2019 DIALOG ME NJË PACIENT TË INDINJUAR Edi Oga

Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

'Më la të pres njëzet minuta në stol legeni. Më mbajtën ca burra, se do ta kisha vrarë fare atë m*t doktori!'

Më bëri përshtypje ajo që dëgjova dhe ktheva kokën. Pashë disa djem të lagjes që po pinin kafe dhe po tregonin histori me spitale dhe me doktorë. U ngrita nga tavolina ime dhe u kërkova leje të ulem me ta. 'Me kënaqësi', më thanë dhe më bënë vend.

-              Kush të ka rënë në qafë? - e pyes të irrituarin.

-              Doktor "filani" në spital! Çova plakun dje për vizitë dhe nuk e kapi me dorë për një gjysëm ore!

-              Futi të tjerë pa rradhë, përpara teje?

-              Edhe atë të bënte ai, e kisha çuar drejt e në morg.

-              Kishe armë me vete?! Pistoletë, thikë?

-              Pse? E kisha mbytur me grushta!

-              Me grushta do t'i rruaje... Doktori ka qenë nënkapion kombëtar boksi kur ishte student... vetëm nëse ke qenë ti kampioni!

Çunat qeshën, kurse ky i forti u vu në sedër.

-              Ja e vrave doktorin, do ishte shëruar babai pas kësaj? Nuk besoj, do ishte bërë më keq me djalin në burg. Nuk mendoj se është kjo zgjidhja. Nga se vuan babai?

-              Nga zemra dhe nga tensioni.

-              Pi duhan,alkol?

-              Po. Ka gjithë jetën që i pi.

-              A i ka thënë doktori që të mos i konsumojë këto se i bëjnë keq për shëndetin?

-              Po, i ka thënë.

-              Për t'u vrarë do të ishte nëse do t'i kishte thënë të kundërtën.

A bëhet mirë babai me ilaçet që i jep ky doktori?

-              Po, stabilizohet përnjëherë.

-              Për t'u rrahur do të ishte nëse do të jepte ilaçe kot më kot. Them për t'u rrahur për 'lezet tavoline', se në asnjë rast mjekun nuk ke pse ta prekësh me dorë. Mund ta injorosh ose maksimumi ta denoncosh dhe ta dënojnë, nëse ka gabuar.

-              Po ai paguhet nga taksat tona!

-              Është e kundërta! Ai NUK paguhet nga taksat tona! E para, ne nuk është se paguajmë aq shumë taksa sa bërtasim. E dyta, për kualifikimin dhe përgjegjësinë që ka, një mjek paguhet më pak se çdo profesionist tjetër. E treta, taksat tona nuk para shkojnë atje ku duhet të shkonin.

-              Pse ku duhet të shkonin?

-              Fillimisht në arsim. Nëse ti do të kishe bërë shkollën që duhet të kishe bërë, do ta kishe kuptuar se ideja për të goditur një doktor për arsye të punës, është një ide 'varilesht'. Aq më tepër që ai ishte boksier dhe do të kishte shtrirë ty në reanimacion!

Çunat qeshën. Më pas diskutuam se kush na i vjedh taksat dhe çfarë duhet të bëjmë që t'i ndryshojmë gjërat në këtë vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LETËR NËNËS QË NUK E DESHI KURRË!
»
Article Logic
Execution time: 0.028841018676758
array(1) { ["section"]=> string(41) "dialog-me-nje-pacient-te-indinjuar-156241" }