‘Dialog vetëm me deputetët e rinj’, Balla: Basha dhe Kryemadhi të rifillojnë komunikimin me të vetët në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 14:37 17-04-2019 ‘Dialog vetëm me deputetët e rinj’, Balla: Basha dhe Kryemadhi të rifillojnë komunikimin me të vetët në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur ditën e sotme në studion e News 24 për zgjidhjen e ngërçit politik në shqipëri.

Balla deklaroi se tashmë mazhoranca është e hapur për dialog vetëm me deputetët e opozitës brenda Parlamentit, të cilët nuk i quan më të rinj.

‘Ne kemi qenë dhe do mbetemi të hapur për çdo lloj dialogu sa kohë respektohen mandatet, e thënë troç Shqipëria është në një process të rëndësishëm për intergrimin europian. Duke i qëndruar strikt fjalës së dhënë ndaj deputetëve të opozitës në Kuvend në seancën e kaluar sot kam depozituar kërkesën që pritet të votohet nesër në seancë për të vijuar punën komisioni nëse kemi mundësi të plotësojmë edhe vakancat e 9 anëtarëve të opozitës në Kuvend.

Kurrë më parë nuk ka pasur një mazhorancë kaq të hapur për një Konsensus. Gjithcka që do të kërkojë opozita e do ta diskutojmë. PS është e hapur për të dialoguar me deputetët e opozitës në Kuvend. Unë shpresoj që me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend, deputetët e opozitës se nuk janë më të rinj, të rinj janë ditën e parë, të arrijmë një konsensus’, tha Balla.

Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar të PS-së i bëri thirrje kreut të PD Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhit të rifillojnë komunikimin me deputetët në Kuvend.

‘Ne vërejmë se ka një ndarje mes deputetëve të rinj dhe lidershpit aktual. Duke qenë se ka pasur një lloj mohimi ndaj Lulzim Bashës ne kemi krijuar mundësinë e një krijimi të një lideri aparlamentar.

Nuk do ishte etike të deklaroja çfarë sistemi kemi. Unë jam pro këtij sistemi se e kam votuar me bindjen se ky është një sistem i mirë politik dhe në Shqipëri nuk është problem të sistemi. Unë jam votuar edhe me një sistem tjetër atë mazhoritar edhe me këtë sistem dhe nisur nga kërkesa e deputetëve në Kuvend i kemi dhënë mundësinë për të qenë më të hapur për diskutime. PD dhe LSI duhet të rifillojnë komunikimin me deputetët e rinj në Kuvend në mënyrë që të jenë realisht ashtu siç janë ata përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Po të shikoni hartën ke deputetë të opozitës nga qytete të ndryshme, nuk ka asnjë qark që ske deputetë të opozitës dhe ky është një hap i mirë për përfaqësimin e atyre që besuan votimin e PD dhe LSI', tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023941993713379
array(1) { ["section"]=> string(113) "dialog-vetem-me-deputetet-e-rinj-balla-basha-dhe-kryemadhi-te-rifillojne-komunikimin-me-te-vetet-ne-kuvend-160790" }