Dialogu Kosovë-Serbi, diplomati amerikan: Macron kundërshton korrigjimin e kufijve

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 01-05-2019 Dialogu Kosovë-Serbi, diplomati amerikan: Macron kundërshton korrigjimin e kufijve Ish diplomati amerikan Daniel Serwer

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim të Samitit të Berlinit duke theksuar se presidenti francez Emanuel Macron, është rreshtuar nga ana e kundërshtarëve të idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij ka tre probleme paqësore në Ballkan dhe sot pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë mbeten vetëm dy dhe ato janë normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe rregullimi i qeverisjes jofunksionale të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Kështu deklaroi Daniel Serwer, duke shtuar se mendon që momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë është pikërisht momenti i tanishëm.

‘Sapo të zgjidhet problemi i Kosovës dhe Serbisë, problemi në Bosnjë dhe Hercegovinë do të jetë shumë më i zgjidhshëm dhe më ndryshe se tani’, ka deklaruar diplomati amerikan Daniel Serwer.

Duke komentuar mbi Samitin e Berlinit, Serwer tha se nga ky takim kuptoi që presidenti francez Macron e kundërshton ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025664091110229
array(1) { ["section"]=> string(87) "dialogu-kosove-serbi-diplomati-amerikan-macron-kundershton-korrigjimin-e-kufijve-162620" }