Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Kam kërkuar që të hiqet Mogherini

Publikuar tek: rajon, më 22:00 09-05-2019 Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Kam kërkuar që të hiqet Mogherini Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka kërkuar heqjen e përfaqësueses së lartë të Politikave të Jashtme të BE, si ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij ajo tashmë u hoq.

Në intervistën e dhënë për emisionin Click në Rtv 21, kryeministri i Kosovës theksoi se ka patur rrezik që brenda dialogut të përfshihen probleme të natyrës së brendshme të Kosovës, si bërja e ushtrisë dhe kthimi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës(FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), por fatmirësisht ky rrezik tashmë ka kaluar.

‘Unë kam kërkuar që të hiqet Mogherini nga dialogu dhe u hoq. Ka pas rrezik që edhe probleme të brendshme të Kosovës të diskutoheshin në dialog. Ne ia kemi heq atë prej tavolinës së dialogut, kjo ka qenë pak rrezik sepse mund të keqkuptoheshim, por fatmirësisht kjo kaloi’, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066590309143066
array(1) { ["section"]=> string(71) "dialogu-kosove-serbi-haradinaj-kam-kerkuar-qe-te-hiqet-mogherini-163656" }