Dialogu Kosovë - Serbi në SHBA, sekretari Pompeo nuk pranon të takojë koordinatorin kosovar Skënder Hyseni

Publikuar tek: rajon, më 15:39 03-08-2020 Dialogu Kosovë - Serbi në SHBA, sekretari Pompeo nuk pranon të takojë koordinatorin kosovar Skënder Hyseni Sekretari amerikan Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar ta takojë koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hysenin, mësohet nga burime diplomatike në Washington.

Hyseni udhëtoi të dielën për në SHBA, për të biseduar me zyrtarë të lartë amerikanë në lidhje me vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por sekretari Pompeo nuk ka pranuar të takohet me të.

SHBA synonin t'i jepnin një tjetër dinamikë dhe energji dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me angazhim të vetë Presidentit Trump, i cili kishte dërguar dy letra me të cilat ftonte presidentët e Kosovës dhe të Serbisë për marrëveshje, ndërsa kishte caktuar edhe një të dërguar special për dialogun.

Kjo hasi në kundërshtimin e shteteve të Bashkimit Evropian që insistuan në mbajtjen e dialogut në duart e tyre, edhe përkundër faktit që procesi kishte ngecur për kohë të gjatë për shkak të mos-angazhimit të mjaftueshëm të shteteve anëtarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011388063430786
array(1) { ["section"]=> string(110) "dialogu-kosove-serbi-ne-shba-sekretari-pompeo-nuk-pranon-te-takoje-koordinatorin-kosovar-skender-hyseni-215944" }