Dialogu Kosovë-Serbi, Palmer: Marrëveshja do të transformonte Ballkanin, SHBA kërkon njohje të ndërsjelltë (DEKLARATA)

Publikuar tek: rajon, më 21:23 02-09-2019 Dialogu Kosovë-Serbi, Palmer: Marrëveshja do të transformonte Ballkanin, SHBA kërkon njohje të ndërsjelltë (DEKLARATA) I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer

I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar se SHBA do të donin të shihnin një njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një deklarate Palmer theksoi se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë do ta transformonte të gjithë Ballkanin dhe do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën.

Sipas tij kjo do të ishte një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në, duke specifikuar se qëllimi i tij është t’i kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje.

Deklarata e Mathew Palmerit:

‘Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në agjendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë. Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara. Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi. Shpresojmë se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranojë të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi të ndalojë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen pasi kjo ‘helmon atmosferën’ dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive’, ka thënë i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020531892776489
array(1) { ["section"]=> string(120) "dialogu-kosove-serbi-palmer-marreveshja-do-te-transformonte-ballkanin-shba-kerkon-njohje-te-ndersjellte-deklarata-177116" }