Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç

Publikuar tek: rajon, më 09:21 12-07-2020 Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç Hoti - Vuçiç

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës pritet që të rinisë sot në orën 10:00.

Ky është takimi i parë i një niveli të lartë që nga viti 2018, takim që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Hoti dhe Vuçiç do të komunikojnë në distancë qëndrimet e dy shteteve të tyre.

Dialogu do të udhëhiqet nga Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčák.

Më herët kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron organizuan një samit përmes një video-konference, me me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pjesmarrës ishin dhe përfaqësuesit e lartë Josep Borrell, dhe Miroslav Lajčák.

Në samit u vendos që bisedimet midis dy palëve do të fillojnë më sot 12 korrik me video-konferencë dhe do të pasohen më 16 korrik nga një takim i parë në Bruksel.

Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel inkurajuan Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti të arrijnë përparim substancial në negociata në muajt e ardhshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098428726196289
array(1) { ["section"]=> string(77) "dialogu-kosove-serbi-sot-zhvillohet-takimi-virtual-mes-hotit-dhe-vucic-213599" }