Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç paralajmëron zhvillime të reja

Publikuar tek: rajon, më 19:35 10-06-2019 Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç paralajmëron zhvillime të reja Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se takimi në Paris me liderët kosovarë nuk do të bëhet.

Në këtë takim, më 1 dhe 2 korrik, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të presin liderët e Kosovës dhe të Serbisë.

‘Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë. Ne gjithsesi do të shkojmë nëse jemi të ftuar’, tha presidenti serb Vuçiç.

Takimi i Parisit është cilësuar si një shans për të shpëtuar dialogun dhe për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ky proces është ndërprerë në momentin kur Kosova vendosi taksën 100% ndaj prodhimeve serbe më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Presidenti serb Vuçiç ka dekalruar se dialogu nuk do të vazhdojë deri në momentin që Kosova nuk do ta heqi taksën.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

‘Jemi gati për këtë takim, por nuk mendoj se dikush dëshiron të dëgjojë edhe një herë se si dikush nuk do ta anulojë taksën’, tha presidenti serb në një takim me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030174016952515
array(1) { ["section"]=> string(64) "dialogu-kosove-serbi-vucic-paralajmeron-zhvillime-te-reja-167696" }