Dialogu me Serbinë, Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë

Publikuar tek: rajon, më 11:29 14-05-2019 Dialogu me Serbinë, Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.

Kreu i qeverisë ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, nuk janë të individëve por të dyja vendeve.

“Marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, nuk janë të individëve por të dyja vendeve. As nuk janë të Vlora Çitakut as ndonjë ambasadori tjetër. Ambasadorët shkojnë e vijnë. Ju e dini se ambasadoret nuk i kanë paraqitur temat ashtu siç i ka paraqitur kryeministri. Nivele të larta janë detyru me e heq dialogun nga tavolina e Mohgerinit dhe ne e kemi kthyer në Prishtinë”, ka deklaruar kryeministri, raporton lajmi.net, transmeton Newsbomb.al.

Ai ka shtuar më tej se Mogherini në Tiranë ka kërkuar që Kosova ta heq taksën menjëherë.

“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. Shyqyr qe i kemi lexu këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa. Mogherini e ka kry mandatin e vet. Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë më parë. Amerika nuk ka hequr dorë nga Ballkani. Nuk mundet askush me tërheq Amerikën nga proceset në Ballkan”, ka shtuar Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068697929382324
array(1) { ["section"]=> string(102) "dialogu-me-serbine-haradinaj-mogherini-tha-ne-tirane-hiqeni-taksen-se-ua-ndaj-kosoven-menjehere-164260" }