Dialogu Prishtinë-Beograd, ambasadorët thirrje Kosovës dhe Serbisë për rinisjen e procesit

Publikuar tek: rajon, më 23:58 13-08-2019 Dialogu Prishtinë-Beograd, ambasadorët thirrje Kosovës dhe Serbisë për rinisjen e procesit Foto ilustruese

Ambasadat e vendeve më të industrializuara në Kosovë, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të kontribuonte edhe në stabilizimin e rajonit.

Vendet e QUINT-it kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që pengon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

'Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal', thuhet në deklaratën e ambasadave të QUINT-it.

Sipas Deutche Welles, ambasadave perëndimore gjendja e status quo-së e pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht ajo nuk është e qëndrueshme. Në deklaratë kërkohet që të përmbyllen konfliktet e viteve 90-të dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

Kosova dhe Serbia kanë disa muaj që kanë ndërprerë dialogun. Aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që të ndërpritet ky dialog.

Shkak i këtyre zhvillimeve u anulua edhe takimi i Parisit (vazhdimësi e Samitit të Berlinit), që duhej të mbahej me (01.07) në Paris dhe ku do të flitej vetëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi që do të përmirësonte raportet ndërmjet dy vendeve.

Kosova në këtë fazë po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ndërkohë në datën 22 gusht kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që të mbahet një seancë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Pas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070018768310547
array(1) { ["section"]=> string(96) "dialogu-prishtine-beograd-ambasadoret-thirrje-kosoves-dhe-serbise-per-rinisjen-e-procesit-175263" }