Dialogu Prishtinë-Beograd, ish diplomati amerikan: Negociatat janë nën presion, Vuçiç do ta shiste si fitore në zgjedhjet e ardhshme marrëveshjen me Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 18:30 19-09-2019 Dialogu Prishtinë-Beograd, ish diplomati amerikan: Negociatat janë nën presion, Vuçiç do ta shiste si fitore në zgjedhjet e ardhshme marrëveshjen me Kosovën ish diplomati amerikan, Daniel Serwer

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka deklaruar se negociatat mes Kosovës dhe Shqipërisë janë nën presiom nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për gazetën Express, Serwer ka theksuar se nuk mund të pritet që Prishtina zyrtare të bëjë negociata përderisa Serbia do të gjendet në një periudhë paraelektorale, pasi që një marrëveshje eventuale mes dy palëve, Vuçiç do t’ia shiste si fitore elektoratit të tij në Serbi.

Ndër të tjera ish diplomati amerikan i ka bërë thirrje klasës politike kosovare që të jenë të bashkuar dhe të gatshëm për arritjen e një marrëveshje të mirë, marrëveshje e cila sipas tij nuk do të ketë vend ideja e korrigjimit të kufijve dhe se përfshirja e Rusisë në dialog nuk duhet të ndodhë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Ka disa raportime që thonë se SHBA-ja dëshiron një zgjidhje deri verën e ardhshme. A e shihni këto lëvizje të fundit të SHBA-së, si një nxitim për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit? – Nëse po, a mund të jetë diçka e tillë e mirë për gjithë procesin?

Serwer: Po, amerikanët po nxitohen, por kjo nuk nënkupton që edhe Prishtina duhet ta bëjë. Së pari (Kosova) duhet të mbajë zgjedhje të mira dhe të formojë një qeveri e cila mund të ketë një qëndrim përkrahës për dialogun. Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen në prillin e vitit 2020, që nënkupton se nëse ka negociata këtë dimër ato do të mbahen nën presion të madh nga BE-ja dhe Amerika, për të arritur një marrëveshje që presidenti Vuçiç mund ta shes si fitore para elektoratit të tij. Unë mendoj që nuk duhet të pritet prej Prishtinës që të negociojë me Beogradin në periudhën parazgjedhore në Serbi.

Gazetari: Ka pasur gjithashtu edhe deklarata nga deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, që edhe Bashkimi Evropian duhet të emërojë një Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi. A i shihni këto lëvizje si një përpjekje për të treguar se kush drejton politikën në Evropë?

Serweri: Menjëherë pasi amerikanët e emëruan të Dërguarin Special, mendoj se ka qenë e pashmangshme që edhe Evropa të dëshirojë një të tillë gjithashtu. Unë do të preferoja që Amerika dhe BE-ja të kenë një politikë të përbashkët, përpara se t’i emërojnë të dërguarit specialë. Por, nuk po ndodh kështu, në mënyrën se si po rrjedhin gjërat.

Gazetari: Kush duhet të  jetë ndërmjetësuesi kryesor i dialogut, Brukseli apo Washingtoni, apo së bashku? Çfarë mund të thoni rreth përfshirjes së Rusisë? ( Ish ambasadori i SHBA-së në Beograd, Cameron Munter ka thënë që ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko është një ekspert dhe që ai mund të ndihmojë procesin e dialogut).

Serwer: Brukseli e ka peshën më të madhe, por edhe përkrahja e Washingtonit është jetike, veçanërisht për t’i bërë presion Prishtinës. Nuk mendoj se rusët mund të ndihmojnë në ndërmjetësimin e bisedimeve në asnjë mënyrë. Moska përkrah Beogradin dhe nuk dëshiron të shoh një zgjidhje që do të lejonte Kosovën të anëtarësohet në NATO. (Moska) po ashtu do të dëshironte një çmim të lartë edhe për anëtarësimin e ( Kosovës) në Kombet e Bashkuara, me gjasë që SHBA’ja ta pranojë aneksimin e Krimesë dhe mbase njohjen e pavarësisë se Abkazisë dhe Osetisë Jugore. Kjo nuk do t’i ndihmojë negociatat.

Gazetari: Senatori Chris Murphy në një shkrim personal rreth vizitës së fundit në Kosovë, ka përshkruar edhe takimin që ka pasur me politikanët kosovarë. Ai ka thënë se në takimin që ka pasur në ambasadën amerikane, ka pranuar ankesa nga ta se nuk po dinë kë të dëgjojnë rreth çështjes së dialogut, Evropën apo SHBA-në.

Serwer: Asgjë e mirë nuk do të ndodh në Ballkan përderisa Bruskeli dhe Washingtoni nuk flasin njëzëri.

 Gazetari:  A mendoni se ka vërtetë mospajtime mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara rreth çështjes së Kosovës dhe Serbisë?

Serwer: Jo në të vërtetë. Por, Evropa vuan nga mungesa e unitetit për shkak të pesë vendeve që nuk e njohin (Kosovën), derisa SHBA’ja në pikëpamjen time , synon që t’i japë Beogradit ‘diçka’. Në momentin që problemi me Prishtinën zgjidhet, rruga e Beogradit drejtë BE’së është e hapur plotësisht. Kjo është më shumë se diçka.

Gazetari: Kosova është në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit. Cili është mesazhi juaj për ata që do të drejtojnë institucionet në qeverinë e re?

Serwer: Për votuesit, nëse dëshironi diçka ndryshe votoni për të. Për liderë e rinj do ta thosha këtë : Ju mund të arrini një marrëveshje të mirë vetëm duke qenë të bashkuar dhe të gatshëm për t’u larguar nga një marrëveshje e keqe. Shkëmbimi i territoreve nuk ka vend në një marrëveshje të mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039392948150635
array(1) { ["section"]=> string(160) "dialogu-prishtine-beograd-ish-diplomati-amerikan-negociatat-jane-nen-presion-vucic-do-ta-shiste-si-fitore-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-marreveshjen-me-kosoven-179050" }