Dialogu Prishtinë-Beograd, ministri serb: Vuçiç përgjohet nga agjencitë e huaja

Publikuar tek: rajon, më 22:37 13-08-2019 Dialogu Prishtinë-Beograd, ministri serb: Vuçiç përgjohet nga agjencitë e huaja Ministri i Brendshem serb Nebojsha Stefanoviç

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se është përgjuar nga agjencitë e huaja të zbulimit.

Stefanoviç gjatë një interviste tha se nuk mund të japë prova për këtë gjë, por thotë se disa fuqi botërore duan të pozicionohen më mirë në Serbi dhe në Europën Juglindore.

Ministri i Brendshëm serb foli edhe për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën dhe shtoi se në dialog duhet të përfshihen edhe Rusia e Kina.

Sipas Stefanoviçit shërbimet e huaja të zbulimit po përpiqen të monitorojnë komunikimet e presidentit Vuçiç dhe të fëmijëve të tij.

'Nuk është e lehtë të provosh pretendime të tilla, pasi teknikat e sotme janë aq të përparuara sa shërbimet e zbulimit mund t’i monitorojnë komunikimet elektronike edhe nëse nuk janë të pranishme në Serbi', tha Stefanoviç.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092880725860596
array(1) { ["section"]=> string(84) "dialogu-prishtine-beograd-ministri-serb-vucic-pergjohet-nga-agjencite-e-huaja-175256" }