Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Falë meje Kosova nuk është anëtarësuar në OKB

Publikuar tek: rajon, më 00:25 18-03-2019 Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Falë meje Kosova nuk është anëtarësuar në OKB Presidenti serb Aleksandar Vucic

Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se ka qenë pikërisht ai që ka lobuar kundër Kosovës dhe ka ndaluar anëtarësimin e saj në OKB.

 Aleksandar Vuçiç deklaroi sonte se u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

 ‘Ndoshta kemi bërë një gabim, pasi kemi besuar se kemi të bëjmë me njerëz racionalë, andaj nuk kemi dërguar policinë në transmetuesin shtetëror serb RTS’, ka thënë presidenti serb. I pyetur se si imazhet e sotme të dërguara në botë ndikojnë në pozitën e Serbisë në dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se është e vështirë ‘kur jeni të shtypur nga anë të ndryshme’.

Shqiptarët nuk respektuan marrëveshjen e Brukselit, vendosën tarifa. Nuk do të ketë lëshime, tarifat duhet të hiqen. Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar konfliktin, andaj është e rëndësishme të mbahet paqja me çdo kusht’, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se nuk i intereson nëse dikush e quan tradhtar si dhe komentoi mbi ngjarjet aktuale.

Prova më e mirë është se sa mbështetje kam në Kosovë dhe sa kanë rivalët e mi tëë tjerë politik. Falë meje dhe tre njerëzve të tjerë, sot nuk e kemi Kosovën të anëtarësuar në Kombet e Bashkuara’, ka thënë Vuçiç, pa dhënë detaje të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010541915893555
array(1) { ["section"]=> string(84) "dialogu-prishtine-beograd-vucic-fale-meje-kosova-nuk-eshte-anetaresuar-ne-okb-156840" }