Në fushata zgjedhore ndjeshmëria e kandidatëve për problemet sociale rritet. Mirëpo shpeshherë edhe fëmijët të ndikuar nga retorika e premtimeve marrin guximin dhe i çojnë problematikat e perdishme në duart e tyre me shpresën se do gjendet një zgjidhje. Kandidates së ASHE-së për Pogradecin, Diana Mile i ka mbërritur një letër nga një fëmijë, i cili kërkon që ajo të kontribojë për kapërcimin e problemeve ekonomike në familjen e tij duke punësuar të ëmën.
Sipas BBC, Fondacioni Britanik i Kërkimeve në Antarktidë (BAS) njoftoi se çarja që përparoi me rreth 1 kilometër në ditë gjatë janarit bëri që një masë prej 1.270 kilometrash katrorë të ndahet nga shelfi në orët e mëngjesit.
Duke deklaruar se shkëputja është pjesë e procesit natyror, ekspertët vlerësuan se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme në mënyrë që të arrihen në përfundime rreth efektit të ndryshimeve të temperaturës të shkaktuara nga ndryshimet globale të klimës.