Diçka e frikshme po i ndodh të mbijetuarve nga virusi Ebola

Publikuar tek: bota, më 15:20 18-10-2015 Diçka e frikshme po i ndodh të mbijetuarve nga virusi Ebola

Një nga misteret më të mëdha që rrethon virusin  Ebola, është aftësia për tu fshehur te trupi i të mbijetuarve duke shmangur zbulimin nga sistemi imunitar.

Kjo hile e virusit u zbulua javën e kaluar kur infermjerja skoceze Pauline Cafferkey e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital, pas nëntë muajsh trajtim intensive, mjekët thanë se kishte bërë një rekuperim të plotë.

Por virusi kishte gjetur mundësinë të fshehej në trupin e saj. Pas analizave të tjera, doktorët gjetën se palca e saj kurrizore, rezultoi pozitive me Ebola.

Që prej tetorit të 2014-ës Ebola ka vrarë 11,312 persona ndërsa shanset për t’i mbijetuar janë shumë të vogla.

Një tjetër i mbijetuar i cili u trajtua në Spitalin Universitar të Atlantës, tha se rreth 40 ditë pasi mjekët deklaruan se kishte bërë rekuperim të plotë filloi të ndiente dhimbje në shtyllën kurrzore dhe pjesë të këmbës. Shikimi i tij filloi të turbullohej ndërsa retina e syrit po i ndyshonte ngjyrë dhe madhësi.

Pasi doli nga spitali, virus ii Ebolës nuk ishte më prezent në gjakun e tij, as në urinë, por pas shumë testimesh mjekët gjetën se virusi ishte “fshehur” në spermën e tij. Rreth një muaj më vonë, simptomat filluan të përkeqësoheshin. Mjekët përsëritën të njëjtin kurim megjithatë ai sot vijon të ketë shqetësime.

Një tjetër infermjere nga Teksasi, përveç simptomave të njëjta ka treguar se gjatë natës ka patur makthe dhe pagjumësi. Crozier, një prej të mbijetuarve nga virusi Ebola tha se pacientët që janë infektuar dhe më pas kanë mbijetuar nuk do të jenë kurrë si më parë. “Mund të humbin shikimin, nga njëri sy apo të dy, mund të jenë të paaftë t’i rikthehen normalitetit të jetës së tyre”, tha ai në një intervistë për CNN. Për doktorët, aftësia e virusit për tu “fshehur” në pjesë të ndryshme të trupit mbetet ende mister.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019564151763916
array(1) { ["section"]=> string(65) "dicka-e-frikshme-po-i-ndodh-te-mbijetuarve-nga-virusi-ebola-23402" }