Diçka shkon keq, trafikantët braktisin 650 kilogram drogë shqiptare: Vlera 3 milion euro

Publikuar tek: bota, më 11:19 22-10-2016 Diçka shkon keq, trafikantët braktisin 650 kilogram drogë shqiptare: Vlera 3 milion euro

Policia në Monopoli, në provincën e Barit, ka kapur më shumë se 650 kg marijuanë që ishin fshehur pas murit të një vile bregdetar në rrethin e Santo Stefano.

Në plazh është gjetur edhe një varkë e braktisur. Droga ishte e ndarë në 137 qese plastike. Ka qenë një kalimtar që ka raportuar në polici praninë e varke, të braktisur në shkëmbinj.

Agjentët kanë vendosur të inspektojnë vendin ku është gjetur drogë. Hipoteza, sipas mediave italiane, është se droga vinte nga Shqipëria, por diçka shkoi keq gjatë transportit dhe anija është braktisur dhe më pas kanë vendosur për të fshehur drogën në mënyrë që ta marrnin më vonë. Vlera në treg e marihuanës ishte vlerësuar në tre milionë euro.

 

pol1.jpg

pol2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024384021759033
array(1) { ["section"]=> string(92) "dicka-shkon-keq-trafikantet-braktisin-650-kilogram-droge-shqiptare-vlera-3-milion-euro-57036" }