Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kroate Vlado Dominic, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy policive.
Fokus i bashkëpunimit kanë qenë projekti “Sezon i sigurt turistik”, bashkëpunimi në fushën e policisë kufitare me synim, parandalimin dhe goditjen e Migracionit të Paligjshëmsi dhe bashkëpuimi në fushën e krimit të organizuar me synim luftën kundër trafiqeve dhe drogës.
Dy krerët e policive u fokusuan edhe në shkëmbimin e eksperiencave për policimin në komunitet , organizimi dhe funksionimi në qendër dhe në bazë si dhe për përgatitjen e punonjësit të policisë kriminale, funksione të veçanta që mund të ketë , si dhe programe , trajnime e metoda.
“Jemi në një fazë që po zhvillojmë organizatën në drejtim të sfidave. Në kuadrin e bisedimeve për aprovimin e statusit për në BE, na janë vendosur disa detyra dhe për këtë sfida kryesore është realizmi i atyre detyrave që na ka vendosur Bashkimi Europian , të cilat kërkojnë masa më të vendosura kundër korrupsionit, sikundër ato të korrupsionit të lartë që kërkojnë hemtime e procedime më të specializuara . Në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar , përfshi dhe hetimin e krimit të konsoliduar. Në fushën e mbrojties së të drejtave të njëriut , të forcohen masat për mbrojtien e tyre dhe të shtresave vunerabël , sidomos të romëve”, ka thënë Didi.
Dominic, ka vlerësuar performacën e rezultateve të arritura nga Policia Shqiptare gjatë vitit të fundit në drejtim të goditjes së kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike , të trafikut të qënieve njerëzore ,të rritjes së sundimit të ligjshmërisë, si dhe të policimit në komunitet.
Më tej Drejtori i Policisë Kroate Dominic, bëri një paraqitje të strukturës së policisë kroate , ku ndër të tjera theksoi se kemi pika të ngjashme strukturore, sikundër edhe ne jemi në një riorganizim të policisë.
Në përfundim të takimit u ra dakort që ekspertet e antidrogës kroate të bashkëpunojnë me ekspertët e antidrogës së policisë shqiptare