Diell i kuq shfaqet në qiell, ekspertët japin alarmin: Është fenomen vdekjeprurrës

Publikuar tek: bota, më 17:31 16-10-2017 Diell i kuq shfaqet në qiell, ekspertët japin alarmin: Është fenomen vdekjeprurrës

Miliona njerëz janë mahnitur sot teksa kanë vënë re se dielli kishte marrë ngjyrë të kuqëremtë mbi Angli dhe Irlandë, si pasojë e uraganit Ofelia.

Por ekspertët japin alarmin se përtej pamjes spektakolare ekziston një rrezik i madh lidhur me shëndetin e qytetarëve nga ky fenomen.

Dielli i kuq dhe qielli që ka marrë po të njëjtën ngjyrë paraqet rrezik serioz për njerëzit ne astmë apo probleme me frymëmarrjen.

“Ajri është toksik nga pluhuri i Saharasë që është ngritur në qiell nga erërat e forta të uraganit Ofelia. Mund të përbëjë rrezik serioz për 5.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe që kanë astmë.

Erërat e përziera me grimca pluhuri dhe rëre në ajër mund të shkaktojnë sulme potencialisht fatale të astmës”, thuhet në njoftimin urgjent të lëshuar nga organizata Helpline. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011470079421997
array(1) { ["section"]=> string(86) "diell-i-kuq-shfaqet-ne-qiell-ekspertet-japin-alarmin-eshte-fenomen-vdekjeprurres-96095" }