Dielli lind përsëri për Erion Braçen dhe...bën këtë SHEGË (Mesazhi i zv.kryeministrit)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:16 20-10-2019 Dielli lind përsëri për Erion Braçen dhe...bën këtë SHEGË (Mesazhi i zv.kryeministrit)

"Më 19 tetor dielli do të lindër përsëri, pavarësisht vendimit të Këshillit për negociatat", kështu u shpreh pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, teksa shpresat ishin venitur nga BE.

Ndërkohë, duket se të njëjtin mendim ndan edhe nr.2 i qeverisë Erion Braçe. Ky i fundit ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto, ndërsa shkruan: Dielli lind prapë dhe...bën këtë #SHEEEEGEEEE!

Më tej zv.kryeministri shpjegon se shega është reale dhe jo shalqi dhe është rekordi i ri në plantacionin e shegës në Karavasta.

Postimi i plotë nga Erion Braçe.

Dielli lind prapë dhe .... bën këtë

#SHEEEEGEEEE!

Nuk është shalqi,

është rekordi i ri në plantacionin e shegës në Karavasta/Divjakë të Agro Iliria:

1 KILOGRAME E 243 GRAME!

Viti i parë dhe shihni cfarë prodhimi;

50 tonë deri tani dhe vazhdon!

Në Itali e Angli po shkon.

Ndërkohë nuk do të jetë veç shegë,

por shumë shpejt edhe lëng shege!

Kush e do punën e gjen,

madje bën super prodhim me të!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075528621673584
array(1) { ["section"]=> string(89) "dielli-lind-perseri-per-erion-bracen-dhe-ben-kete-shege-mesazhi-i-zv-kryeministrit-182779" }