Dieta, qira, telefon... Zbardhen shpenzimet dhe përfitimet e deputetëve për 2017-ën

Publikuar tek: politike, më 08:29 30-01-2018 Dieta, qira, telefon... Zbardhen shpenzimet dhe përfitimet e deputetëve për 2017-ën

Parlamenti që prodhuan zgjedhjet e 25 qershorit vijon në gjurmët e parlamentit të mëparshëm sa i takon shpenzimeve për fjetje në hotele brenda vendit, për qera, karburant, telefonata, dieta etj., të kompensuara me paratë publike.

Shqiptarja.com zbardh përfitimet financiare të deputetëve për muajin nëntor të vitit 2017. Ndonëse posedojnë me shumë sa një banesë, disa deputetë të Kuvendit, rezultojnë se kanë përfituar para publike sikur kanë banuar në shtëpi me qera si dhe për fjetje në hotele brenda vendit, për shkak të detyrës si ligjvënës.

Tetë deputetë, gjatë muajt nëntor të 2017, kanë përfituar nga paratë publike në vlerat nga 21 000 lekë deri në 35 000 lekë për pagesën e qirasë. Konkretisht, kanë marrë para nga buxheti për qiranë e banesës deputetët Nard Ndoka, Ilirian Pendavinji, Edmond Leka, Xehvit Bushaj, Edlira Bode, Izmira Ulqinaku, Nadire Meçorapaj dhe ish-deputeti Gledion Rehovica. Ndërkaq, gjashtë deputetë kanë përfituar nga paratë publike për fjetje në hotele brenda vendit, për shkak të punës që lidhet me detyrën e tyre si ligjvënës. Konkretisht deputetja Adelina Rista ka shpenzuar 72 000 lekë për hotel, Andrea Marto 18 000 lekë, Izmira Ulqinaku 29 750 lekë, Nadire Meçorapaj 29 750 lekë, Tatiana Nurçe, 72 000 lekë dhe Eduard Shlasi 15 00 lekë.

Sa i takon shpenzimeve të tjera, vetëm për muajin nëntor të vitit 2017, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë shpenzuar për karburant 4 464 848 lekë. Shuma e shpenzuar është kompensuar me paratë e buxhetit të Kuvendit. Po gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, 140 deputetët kanë shpenzuar për komunikimin me telefon 2 144 000 lekë. Deputetët kanë përfituar 5 831 586 lekë dieta për muajin nëntor 2017. Po gjatë kësaj periudhe, deputetët, për pjesëmarrjen në komisionet e përhershme parlamentare kanë përfituar 2 065 500 lekë, për pjesëmarrje në mbledhjet e Byrosë së Kuvendit 16 500 lekë dhe për pjesëmarrje në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë përfituar 31 000 lekë. Manovra- Në një studim të Institutit të Studimeve Politike thuhet se disa deputetët, edhe pse kanë 2-3 banesa në Tiranë, shpallen të pastrehë në kryeqytet, për të përfituar 500-1 000 mijë euro në muaj, për strehim dhe udhëtime.

“Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj. Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm”, ka pohuar ISP.

 Shpenzimet për qera, muaj nëntor 2017

Gledion Rehovica, 35 000 lekë

Ilirian Pendavinji, 25 667 lekë

Nard Ndoka, 35 000 lekë

Edmond Leka, 35 000 lekë

Xehvit Bushaj, 21 000 lekë

Edlira Bode, 35 000 lekë

Izmira Ulqinaku, 35 000 lekë

Nadire Meçorapaj, 35 000 lekë

Shpenzimet për fjetje në hotel, muaj nëntor 2017

Adelina Rista, 72 000 lekë

Andrea Marto, 18 000 lekë

Izmira Ulqinaku, 29 750 lekë

Nadire Meçorapaj, 29 750 lekë

Tatiana Nurçe, 72 000 lekë

Eduard Shlasi, 15 00 lekë.

Përfitimet e tjera të 140 deputetëve, muaj nëntor 2017

Karburant, 4 464 848 lekë

Telefon, 2 144 000 lekë

Dieta, 5 831 586 lekë

Për pjesëmarrjen në komisionet e përhershme parlamentare, 2 065 500 lekë

Për pjesëmarrje në mbledhjet e Byrosë së Kuvendit, 16 500 lekë

Për pjesëmarrje në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore 31 000 lekë

Deputetët dhe ish-deputetët të pajisur me vërtetim për të kaluar mjete pa doganë

 Viti 2016

Gent Strazimiri

Nard Ndoka

Roland Keta

Sadri Abazi

Arben Çuko

Florjon Mima

Eduard Halimi

Irma Kopliku

Bedri Hoxha

Ylli Shehu

Vladimir Kosta

Dashamir Kamberi

Shkëlqim Troplini

Viti 2015

Vasilika Hysi

Kozma Dushi

Erjeta Alhysa

Erjon Braçe

Edlira Çekrezi

Irma Kopliku

Astrit Patozi

Luçiano Boçi

Anduel Xhindi

Flamur Noka

Liljana Elmazi Billa

Mira Shehu

Oerd Bylykbashi

Edi Paloka

Viti 2014

Halim Kosova

Taulant Balla

Helidon Bushati

Sherefedin Shehu

Ermonela Felaj Valikaj

Arben Ndoka

Dashamir Peza

Vangjel Tavo

Mark Frroku

Tom Doshi

Bedri Mihaj

Astrit Veliaj

Ardian Turku

Parid Cara

Omer Mamo

Armando Prenga 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012340068817139
array(1) { ["section"]=> string(85) "dieta-qira-telefon-zbardhen-shpenzimet-dhe-perfitimet-e-deputeteve-per-2017-en-108435" }