Diferenca mes SHIFRAVE, qeveria shqiptare dhuroi 100 mijë euro për Notre-Dame, ja sa jep Kosova

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 18-04-2019 Diferenca mes SHIFRAVE, qeveria shqiptare dhuroi 100 mijë euro për Notre-Dame, ja sa jep Kosova

Kosova dhuron 20 mijë euro për rindërtimin e Katedrales Notre-Dame, e cila u shkrumbua nga flakët disa ditë më parë.

Është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ai i cili bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë 20 mijë euro, me qëllim të shprehjes së solidaritetit në përkrahje të Katedrales Notre-Dame.

Shuma në fjalë është propozuar të ndahet nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Ndërkohë ditën e djeshme qeveria shqiptare dhuroi 100 mijë euro.

Kryeministri Emmanuel Macron ka hapur një fushatë për grumbullimin e fondeve me qëllim rindërtimin e katedrales dhe deri më tani janë mbledhur miliona euro. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021299123764038
array(1) { ["section"]=> string(100) "diferenca-mes-shifrave-qeveria-shqiptare-dhuroi-100-mije-euro-per-notre-dame-ja-sa-jep-kosova-160919" }