“Digjen” Rakipi e Rehovica, KQZ u heq mandatet 2 deputetëve  

Publikuar tek: barometri, më 08:24 06-01-2018 “Digjen” Rakipi e Rehovica, KQZ u heq mandatet 2 deputetëve    

KQZ vendos ndërprerjen e mandateve për deputetët Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rehovica nga LSI.

KQZ ka votuar tani me 5 vota pro heqjes së mandateve, sipas kërkesës së Prokurorisë.

Organi i akuzës ka konstatuar se dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit dhe nuk kanë deklaruar ndalimin nga policia kur kanë qëndruar më parë në Itali. Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Rehovica, sipas Prokurorisë, nga shenjat e gishtave rezulton të jetë skeduar me identitetin e rremë Kusta Mina. Vetë deputeti i LSI-së, Rehovica, gjatë mbledhjes së KQZ-së ka deklaruar se ndaj tij nuk ka pasur asnjë masë nga organet italiane, kur ai ishte në Itali si student për “Shkenca Politike”.

Ndërkohë që deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, nuk është paraqitur në mbledhjen e KQZ-së, por ai është përfaqësuar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku. Ai akuzohet për përdorim të materialeve të vjedhura” me identitetin, Skënder Ejybegaj.

Sollaku ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme duhet të faktojë me dokumente pretendimet se ndaj Aqif Rakipit ka pasur hetim apo gjykim nga shteti italian.  Megjithatë, përpos pretendimeve, KQZ ka vendosur t'u ndërpresë këtu karrierën si deputetë të Kuvendit dy deputetëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023762941360474
array(1) { ["section"]=> string(63) "digjen-rakipi-e-rehovica-kqz-u-heq-mandatet-2-deputeteve-105611" }