Është djegur autobusi i linjës së Kopështit Zoologjik ndërsa gjendej në vendparkim.
Autobusi i linjës Liqeni i Thatë-Qendër ka marrë flakë për motive ende të pazbuluara. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton në dy pista, atë të zjarrëvënies së qëllimshme për shkak të konkurrencës dhe zjarrëvënies nga vetë stafi. Policia ndërkaq ka shoqëruar edhe rojen e parkingut.