Një zjarr i papritur ka përfshirë mesnatën e kaluar një banesë në të cilën jetonin 5 anëtarë në fshatin Luf të Pukës.
Jak Përdeda dhe 4 anëtarë të familjes së tij kanë mbetur në qiell të hapur, dhe tashmë çdo gjë nga pasuria e tyre është zhdukur.
Zonja e shtëpisë ka treguar momentet e tmerrit dhe duke bërë apel për ndihmë. “Isha në gjumë kur dëgjova disa krisma. Jan ngritur menjëhere dhe kam hapur derën por menjëherë dhoma u mbush me tym. Kam bërtitur me të madhe për t'u zgjuar antarët e tjerë të familjes dhe as vete nuk di si kemi dal”, rrëfehet e zonbja e shtëpisë, Marta, e cila shton më tej se edhe rrobat e veshjes ua kanë siguruar komshinjtë.
Ajo çfarë kërkojnë aktualisht, është rregullimi i një dhome të vetme për të futur kokën. Sipas grupit hetimor të ngjarjes bëhet me dije se zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.