Digjet një makinë tip “Benz” gjatë natës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku makina që i’u vu zjarri ishte e parkuar në anë të rrugës. Policia bën me dije se automjeti ishte në pronësi të A.D., 42 vjeç banues në Elbasan.
Ndërsa nga hetimet e para rezulton se rënia e zjarrit dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kujtojmë se në Elbasan kjo është e disa herë që digjen automjete gjatë kohëve të fundit.