Një farmaci pranë Lëndinës së Lotëve në qytetin e Korçës, është përfshirë nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit forcat zjarrfikse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Në vendngjarje ndodhet edhe policia që po heton për zbardhjen e shkaqeve që kanë shkaktuar zjarrin. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në pyetje në lidhje me djegien e farmacisë po merren edhe dëshmitarët si dhe banorët përreth zonës.