Digjet gjatë natës makina e Xhaferr Meçes, aktualisht avokat dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të PD në Tepelenë.
Makina e tij tip Benz është djegur teksa ishte e parkuar poshtë banesës së Meçes. Në një reagim për mediat, avokati ka deklaruar se ngjarja është e qëllimshme dhe dyshon se ka ardhur për shkak të detyrës si avokat.
Sipas policisë, autorët kanë thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas i kanë vënë flakën. Kujtojmë se më herët, Xhaferr Meçe ka mbajtur edhe postin e PD në Tepelenë.