Digjet lokali i ish-zyrtarit të PD: Presion, jemi në prag fushate

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 13-01-2017 Digjet lokali i ish-zyrtarit të PD: Presion, jemi në prag fushate

Një lokal në Tale të Lezhës është shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas asaj që raporton "BalkanWeb", lokali është në pronësi të Agostin Lulajt, ish-kryetar i Partisë Demokratike për bregun e Matit.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë arritur t’i vënë flakën objektit të tij, nga i cili tashmë nuk ka ngelur asgjë. Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ Lulaj thekson se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se ngjarja ka prapavijë politike.

Ai shton më tej se gjithçka mund të ketë ndodhur pasi dhe fushata elektorale po afron, duke shtuar se dëmi i shkaktuar kap shifrat e 110 mlion lekë të vjetra. Sakaq, policia ka nisur hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrëvënies.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh nxënësit e ekselencës vlerësuar nga barometri global, tregon para të gjithëve kush është ministrja më e mirë
Vrau kushëririn 28-vjeç për një plep, Gjykata merr këtë vendim për autorin »
Article Logic
Execution time: 0.010699033737183
array(1) { ["section"]=> string(69) "digjet-lokali-i-ish-zyrtarit-te-pd-presion-jemi-ne-prag-fushate-65420" }