Një biznes është shkatërruar totalisht pasditen e sotme në Vlorë në zonën e Skelës duke u ndjekur plotësisht edhe pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Lokali në pronësi të shtetasit Pirro Koçi ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikëset e Vlorës për të minimizuar dëmet, por gjithçka ishte pa rezultat në dëme materiale.
Policia thotë se nuk ka dëme në njerëz nga ngjarja e shkaktuar. Shuarja e zjarrit u bë i mundur pas më shumë se dy orësh dhe situata u vu në kontroll.