Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 15-05-2019 Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë është djegur një makinë tip “Opel Corso” ngjyrë vishnje.

Mësohet se makina rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Nuk dihen ende detaje shkaqet e ngjarjes por dyshohet se djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të detyrës së gjyqtarit Binaj.

Kujtojmë se BInaj është gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.  Aktualisht ai është gjyqtar në çështjen e Izit Haxhisë.

 Njoftimi i policisë:

Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027185201644897
array(1) { ["section"]=> string(59) "digjet-makina-e-bashkeshortes-se-gjyqtarit-ne-tirane-164443" }