Digjet makina e OFICERIT të Krimeve në Shkodër (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 12-09-2019 Digjet makina e OFICERIT të Krimeve në Shkodër (EMRI-DETAJE) Foto ilustruese

Makina e një oficeri të Krimeve është djegur në Shkodër, shkruan Newsbomb.al.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Mahalla e Çakajve. Mësohet se makina është në pronësi të Arbër Dulit.

Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës të jetë e qëllimshme.

Sakaq, oficeri Duli punon prej vitesh në policinë e Shkodrës, dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”,  Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073158740997314
array(1) { ["section"]=> string(65) "digjet-makina-e-oficerit-te-krimeve-ne-shkoder-emri-detaje-178164" }