Makina e shefit të Rrugores në Gjirokastër Arten Hoxha është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Mësohet nga policia se makina ka qënë në oborrin e shtëpisë në lagjen "Zinxhira" dhe shkak mendohet të ketë qënë qarku elektrik. Makina tip "Audi" ngjyrë gri ka marrë dëmtime në pjesën e përparme. Shefi i Rrugores pretendon se vënia e zjarrit ka qënë e qëllimshme.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë zjarrëfikset janë në vendngjarje.