Një makinë është djegur pasditen e sotme në kryeqytet dhe policia me zjarrfikësen kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Newsbomb.al mëson se mjeti me targë "AA063PF", i drejtuar nga shtetësja Ingrit Rugji, 27 vjeç, ka marrë flakë gjatë ecjes.
Policia ka nisur hetimet për rastin dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti.