Digjet në mes të rrugës makina pa targa dhe pa pronar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 14-05-2017 Digjet në mes të rrugës makina pa targa dhe pa pronar

Një makinë pa targa është gjetur e djegur në fshatin Prellë të njësisë administrative Rukaj të Matit.

Sipas policisë nuk ka ende informacione nëse kjo makinë është përdorur në grabitje apo për vepra të tjera penale, ndërsa hetimev vazhdojnë.

Njoftimi:

Me datë 13.05.2017, rreth orës 11.30, jemi njoftuar se në fshatin Prellë, njësia administrative Rukaj, është një automjet i djegur në rrugë.

Menjëherë është ngritur dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :

në aksin rrugorë Prellë-Burrel, në fshatin Prellë, në krahun e djathtë të rrugës, është gjetur i djegur plotësisht mjeti tip "Mercedez Benz", pa targa.

Gjatë verifikimeve të kryera nga ekspertët e grupit hetimor është dalluar vetëm nr i shasisë.

Në lidhje me këtë automjet të djegur nuk kemi pasur asnjë kallzim për vjedhje apo për djegien e tij.

Shërbimet e Policisë po hetojnë për gjetjen e shkakut të djegies së automjetit, si dhe për identifikimin e pronarit të këtij mjeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmet masive kibernetike pritet të rifillojnë nesër
Tmerr në Sarandë, autobusit me turistë nga Kosova i këputen frenat »
Article Logic
Execution time: 0.010829925537109
array(1) { ["section"]=> string(59) "digjet-ne-mes-te-rruges-makina-pa-targa-dhe-pa-pronar-78611" }