Digjet një tren me naftë në Dakota, evakuohet qyteti

Publikuar tek: bota, më 16:13 06-05-2015 Digjet një tren me naftë në Dakota, evakuohet qyteti Djegia e trenit diten e sotme

Një qytet i vogël në Dakotën e Veriut u evakuua ditën e sotme pasi një tren mallrash me naftë doli nga shinat e gati 10 makina u përfshinë menjëherë nga flakët, sipas autoriteteve lokale, raportojnë mediat amerikane. Shpërthimi i trenit me karburant, nxorri në pah disa probleme rreth transportit të mallrave të tillë mes qyteteve. 

Nuk ka të plagosur deri tani sipas autoriteteve. Qyteti, u evakuua menjëherë. Ndërkohë zjarrfikëset erdhën menjëherë në ndihmë nga qytetet më afër. Një tym i madh i zi doli nga vagonët që digjeshin, thanë zyrtarët. Ndërkohë që hetuesit janë në vendngjarje për të gjetur shkaqet e këtij shpërthimi.  

Ky aksident vjen afro dy vite pas tragjedisë së njëjtë që vrau 47 persona dhe shkatërroi qendrën e një qyteti të vogël në Quebec. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019785165786743
array(1) { ["section"]=> string(57) "digjet-nje-tren-me-nafte-ne-dakota-evakuohet-qyteti-10517" }