Digjet skulptura e Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump (FOTOT)

Publikuar tek: bota, më 13:40 09-07-2020 Digjet skulptura e Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump  (FOTOT) Skulptura e djegur e Melania Trump

Digjet  skulptura e çudishme  prej druri e Zonjës së Parë të SHBA-së Melania Trump, afër vendlindjes së saj në Slloveni.

Brad Downey, artisti amerikan që kishte porositur statujën, shprehet se vepra ishte vënë në shënjestër në 4 korrik, Ditën e Pavarësisë në SHBA. Artisti me qendër në Berlin vendosi që statuja e përcëlluar të hiqej të nesërmen, shkruan BBC.

Policia i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishin filluar një hetim, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë koment.

Skulptura e zonjës Trump, ishte e gdhendur në një tufë pemësh, në periferi të Sevnicës, vendlindja e saj në Slloveninë qendrore.

Statuja tregon zonjën Trump të veshur me një pallto blu të ngjashme me atë që kishte veshur në përurimin e burrit të saj si president dhe dorën të ngritur drejt qiellin.

Disa banorë e cilësuan statujën një “turp”, duke u ankuar se Melania ngjante më shumë si personazhi Smurfs Smurfette sesa zonja e parë.

Melanie Trump, një modele që u rrit në Slloveni, mbërriti në SHBA si një emigrante në vitet 1990.

Prej kur Trump u zgjodh president i SHBA-ve në vitin 2016, Sevnica është bërë një magnet turistik, pasi vizitorët kërkojnë një pasqyrë të viteve të para të zonjës Trump.

Statuja e saj në Slloveni është vënë në shënjestër në një kohë kur monumentet e liderëve amerikanë të cilët kanë qenë skllavo-pronarë, rrezikojnë të hiqen apo të zhvendosen nga objektet ku kanë qëndruar prej dekadash me radhë.

Në gusht të vitit të kaluar, kujtojmë se një statujë prej druri e presidentit Trump që u ndërtua në Slloveni, pati të njëjtin “fat” si kjo e gruas së tij.

melania-trump-statue-fire-1.jpg

ZJVBPR342NBM5MLV3ENBQDPYDE.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099389553070068
array(1) { ["section"]=> string(68) "digjet-skulptura-e-zonjes-se-pare-te-shba-melania-trump-fotot-213332" }