“Digjitalizimi është kapja e shtetit”, ish-kreu i AMA plas bombën: I pata çuar sms Bashës në çadër, se nuk besoja për darkat e tij me oligarkët

Publikuar tek: barometri, më 08:31 12-09-2018 “Digjitalizimi është kapja e shtetit”, ish-kreu i AMA plas bombën: I pata çuar sms Bashës në çadër, se nuk besoja për darkat e tij me oligarkët

Ish kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati ka reaguar lidhur me procesin e digjitalizimit dhe ndërprerjen e transmetimeve analoge.

 

Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Bushati thotë se problemi nuk është te njoftimi me vonesë i qytetarëve, por sipas saj, te kapja e shtetit për të favorizuar disa oligarkë.

Bushati thotë se procesi i digjitalizimit duhet të kishte përfunduar në 2015-ën, dhe zbulon se ka komunikuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për këtë çështje, gjatë kohës që ishte në “Çadër”.

“I pata çuar sms Bashës në Çadër që të bënte problem çështjen sesi Digitalbi detyronte ndërrimin e dekoderëve duke humbur dhe abonimin nëse jo....

Asgjë!

E besoja atëherë se parkingjet Vjollcës dhe thashethemet për darka me Ramën në vilën e Zamirit, nuk ishin të vërteta....”, thotë ndër të tjera Endira Bushati.

Reagimi i plotë:

Radhë për dekoder

Akoma s’e kuptuan shqiptarët?????

  1. Për hir të vërtetës, nuk çalon puna tek njoftimi apo jo nga AMA. Dhe unë që nuk shoh televizor, më ka rastisur t’i shoh shpesh njoftimet e AMAs;
  2.  Digjitalizimi është një proces tërësisht i kompromentuar në Shqipëri, një skandal juridik, një kapje totale e shtetit, që nisi me emërimin e një drejtori Digitalbi në krye të AMAs dhe përfundoi me ndarjen antiligjore të licencave kombëtare. Nga 5 licenca, 4 i zotërojnë Zamiri, Sandri e Vjollca.
  3. Dhënia e licencave kombëtare, për shkak të mos arritjes së kuorumit në AMA, çështja shkoi në gjykatë. Në një vendim gjyqësor skandaloz, për të cilin gjyqtarët nuk duhet të lënë pa ndjekur penalisht, “zotët” e Shqipërisë morën licencat tërësisht në kundërshtim me ligjin.

(Znj. Erinda Ballanca, tani Avokate e Popullit, ka qenë avokate e palëve në proces. Duke e njohur si profesioniste, sot prita një reagim në mbrojtje të interesave të shtetasve.)

  1. 4. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, Kryetari i AMAs duhej të bënte ankim. Po kështu dhe Avokati i Shtetit. Rast i rrallë, asnjë nuk bëri ankim!!!!! Kështu që, Sandri, Zamiri dhe Vjollca morën 4 licenca kombetare. Pa kuorumin ligjor të kërkuar dhe me një vendim që mori formë të prerë që në shkallë të parë. Duhet të ketë ndjekje penale....në një shtet serioz!
  2. 5. Ligji parashikonte që digjitalizimi duhej të përfundonte me 15 Qershor 2015! U vonua se kështu deshi Sandri e Vjollca.... me bashkëpunimin e Milena Haritos dhe Edi Ramës!
  3. 6. Falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, 2 rrjetet e destinuara për RTSH nuk u prekën! Por Sandri hodhi në treg idenë dhe Kryetari i AMAs ia pranoi, që....nga taksat që derdhim për RTSH, të përfitojnë dhe privatët!!!!!! Se frika që RTSH, tashmë me disa kanale, mund t’u kthehet në konkurrent në një Shqipëri të varfër, tashmë është reale!
  4. 7. Sinjali analog duhej të ishte fikur maksimumi në 15 Qershor 2015. Kjo ditë, me vonesat që parashtrova sipër, erdhi!

U interesova pranë AMAs mbi problematikën. Akoma nuk dihet ku qëndron problemi: është teknik i rrjetit të RTSH, i rrjeteve të Digitalbit, apo RTSH po “ndihmon me probleme teknike” Digitalbin, pra Vjollcën, Sandrin e Zamirin, të gjithë bashkë, që të shesin dekoderë e televizora me shumicë....

Fakt është që skandali ndodhi!

  1. 8. Kryetari AMAs, pa vendimmarrje bordi të AMAs, si të jetë në pronat e veta, del e shtyn datën dhe rikthen sinjalin analog.

Thirrje për anëtarët e AMAs, Agron Gjekmarkaj, Sami Neza, Zylyftar Bregu, Suela Musta të ushtrojnë kompetencat ligjore për t’i kërkuar llogari kryetarit të AMAs mbi këtë skandal dhe të bëjnë transparencë për publikun!

  1. 9. Nuk protestojnë shqiptarët! Kanë ndërruar dekoderë Digitalbi (i palicencuar për 10 vjetë) 4-5 herë dhe “nuk iu është dëgjuar zëri”....

Opozita???? Ajo që duhet të udhëheqë????

I pata çuar sms Bashës në Çadër që të bënte problem çështjen sesi Digitalbi detyronte ndërrimin e dekoderëve duke humbur dhe abonimin nëse jo....

Asgjë!

E besoja atëherë se parkingjet Vjollcës dhe thashethemet për darka me Ramën në vilën e Zamirit, nuk ishin të vërteta....

Dhe për ta mbyllur:

Një intelektual i njohur në Tiranë, kur e pyeta “si je”, m’u përgjigj:

“Kemi dalë nga NATO dhe kemi hyrë në ZAMO!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10899686813354
array(1) { ["section"]=> string(145) "digjitalizimi-eshte-kapja-e-shtetit-ish-kreu-i-ama-plas-bomben-i-pata-cuar-sms-bashes-ne-cader-se-nuk-besoja-per-darkat-e-tij-me-oligarket-134020" }