Dikur krah Ramës, Kastriot Islami kënaqet me përgjimet e 'BILD': Po përfundon ashtu si e meriton, ora e së keqes po vjen

Publikuar tek: politike, më 19:13 17-06-2019 Dikur krah Ramës, Kastriot Islami kënaqet me përgjimet e 'BILD': Po përfundon ashtu si e meriton, ora e së keqes po vjen

Ish-socialisti Kastriot Islami ka reaguar pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga dosja '339' nga gazeta gjermane Bild.

Dikur krah Ramës në Partinë Socialiste, sot Islami kënqaet me përgjimet pasi siç shkruan, kryeministri po merr atë që meriton.

'Ndjehem mire qe me se fundmi Rama po perfundon ashtu sic eshte dhe sic e meriton, nje person qe erdhi ne pushtet dhe qendroi ne pushtet nga aleanca e qelbesirave...Hajdut me cizme..Shok i ngushte i krimineleve dhe trafikanteve..Injorant e medioker...Mashtrues e genjeshtar...Arrogant e frikacak...Legen sic e njohin te gjithe nga afer...', shkruan Kastriot Islami.

Sipas Islamit, tashmë pjesë e PD, Ramën e pret një fund i tmerrshëm si gjithë diktatorët e tjerëm, ndërsa paralajmëron se ora e së keqes po vjen.

'Nje fund i tmerrshem duket se e pret...si te gjithe homologet diktatore, hajdute e kriminele, arrogante e te pamishirshem me njerzit e thjeshte e te pambrojtur dhe lepires e zvarranik me te fortet e kriminelet..Ora e ndeshkimit te se keqes se madhe po vjen...', përmbyll ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.079305171966553
array(1) { ["section"]=> string(122) "dikur-krah-rames-kastriot-islami-kenaqet-me-pergjimet-e-bild-po-perfundon-ashtu-si-e-meriton-ora-e-se-keqes-po-vjen-168601" }