Në pamje të parë kjo foto të krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një godinë të braktisur, që me kalimin e kohës është kthyer në një vendgrumbullim mbtejesh urbane.
Por në fakt, kemi të bëjmë me godinën e ish-ministrisë së Kulturës dhe që më herët njihej si ish-Lidhja e Shkrimtarëve, e cila ndodhet në rrugën e Kavajës.
Denoncimi vjen nga muzikanti Arben Skënderi, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike përmes kësaj fotoje të postuar dje në profilin e tij në facebook.
“Dikur në këtë vend hynin e dilnin njerëzit më të kultivuar të vendit (ish-lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve) apo dhe më vonë Ministria e Kulturës...”, shkruan Skënderi në statusin shoqërues të fotos.