Dikur pozonte për Playboy, kush është modelja që kandidon për Presidente në Kroaci

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:16 15-10-2019 Dikur pozonte për Playboy, kush është modelja që kandidon për Presidente në Kroaci

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, shumë e njohur falë pjesëmarrjes në emisione televizive por edhe numrit të madh të ndjekësve që ka në Instagram.

Mirëpo, së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ava ka vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020.

31-vjeçarja ka bërë publik kandidimin e saj përmes llogarisë në Instagram si dhe në blogun personal.

Ndërkaq, në platformën e saj elektorale ajo ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Modelja gjithashtu planifikon të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”, shkruan ajo ndër të tjera.

4-20-900x600.jpg

2-29-480x600.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020449876785278
array(1) { ["section"]=> string(88) "dikur-pozonte-per-playboy-kush-eshte-modelja-qe-kandidon-per-presidente-ne-kroaci-182080" }