“Dikur studioja për pedagogji, sot hallet më kanë detyruar të shesë mandarina në rrugë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:56 01-02-2016 “Dikur studioja për pedagogji, sot hallet më kanë detyruar të shesë mandarina në rrugë”

Zonja në foto është e njohur për banorët që jetojnë pranë bllokut “Vasil Shanto” pasi prej vitesh e shohin atë në ditë të nxehta me diell apo në ditë të ftohta me shi, duke shitur në trotuar fruta dhe zarzavate.

Por edhe ajo, ashtu si shumë shitës të tjerë ambulantë nuk i kanë shpëtuar ndëshkimit të punonjësve tëbashkisë, të cilët pasi i sekuestrojnë mallin edhe i gjobisin ata.

Historia e kësaj gruaje është bërë e njohur në faqen ‘Nisma Thurje’, ku ajo tregon se si 30 vite më parë është diplomuar për psikologji e pedagogji, ndërsa sot hallet e kanë detyruar të dalë në rrugë për të shitur mandarina.

Postimi te “Nisma”:

Jetoj ne Selite ne nje shtepi te vjeter te kohes se Enverit. Kam mbaruar psikologji e pedagogji ketu e 30 vjet shkuar, por ja qe fati nuk donte qe dhe une te gezoja. Me zune hallet tek femijet. Vajzen e madhe e kam te aksidentuar ne Kanada dhe ka disa vite qe nuk leviz, djalin e kam te semure e vajzen e vogel edhe pak e lind, por nuk ka asnje kusht dhe nuk e di se si do ia bejme. Une jetoj e vetme ne shtepi dhe shtyhem me keto mandarinat. Po bej rreth 10 dite pa dale pasi mallin qe kisha ma mori policia, gati dy tre qese mandarina, duke me vene edhe nje gjobe 20 mije lekeshe. I mora leke borxh cupes dhe po mundohem t'ia kthej avash avash se dhe ajo eshte ngushte. Sot ne mengjes bleva 50 mije leke mandarina me 850 leke kilja e po i shes me 900 ose 1mije sa per te pasur dicka per vete e te laj borxhet. E di shume mire qe kjo qe po bej nuk eshte e ligjshme, por nuk kam zgjidhje tjeter. Une ku ta gjeja nje pune stabel. Mendoni se me pelqen kjo qe bej? Po halli, halli po me detyron, kush me puneson mua plaken???"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031028985977173
array(1) { ["section"]=> string(90) "dikur-studioja-per-pedagogji-sot-hallet-me-kane-detyruar-te-shese-mandarina-ne-rruge-31489" }