Dikur të rinj të Partisë së Punës, sot me thinja në kokë, ndryshuan sërish statutin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:52 19-03-2016 Dikur të rinj të Partisë së Punës, sot me thinja në kokë, ndryshuan sërish statutin

Kongresi i Partisë Socialiste është transmetuar sot direkt nga të gjitha televizionet dhe portalet, deri në përfundimin e tij me caktimin e datës së refrendumit për mandatin e kryetarit Edi Rama. Një moment shumë i debatuar ishte ndryshimi i statutit të PS-së, që është kundërshtuar nga pak anëtarë si Ben Blushi, Petrit Ago, Arta Dade apo Maqo Lakroi.

Ndërkohë, Ylli Dylgjeri ka publikuar një listë të publikuar në vitin 1990 nga “Zëri i Rinisë”, ku një grup personazh kishin kërkuar ndryshimin e statutit të Partisë Komunise, çka solli më pas edhe lindjen e Partisë Socialiste.

Kur lexon listën bien në sy disa emra, që dikur të rinj kërkonin liberalizimin e partisë me anë të ndryshimit në statut, ndërsa po sot, pjesë e PS-së votuan sërish për ndryshimin e statuti, që sipas kolegut të tyre Ben Blushi, është hap prapa dhe sjell “privatizimin” e partisë.

Pjesë e listës janë dy deputetët e sotëm të PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Koço Kokëdhima, të dy votuan pro statuti të ri. Ndërsa Maqo Lakrori tashmë me thinja në kokë nuk beson se statuti i ri e përmirëson partinë siç mendonte 26 vite më parë. Ai së bashku me Blushin e kundërshtuan.

Në listën e “Zërit të Rinisë” bëjnë pjesë edhe disa personalitete të njohura sot, si akademiku Artan Fuga, drejtori i “TOB” Ilir Kerni, ish-diplomati Lisen Bashkurti apo gazetari Remzi Lani. Asnjë prej këtyre të fundit nuk është pjesë e Partisë Socialiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014580011367798
array(1) { ["section"]=> string(87) "dikur-te-rinj-te-partise-se-punes-sot-me-thinja-ne-koke-ndryshuan-serish-statutin-35532" }