“Dikush pretendon se ka folur me dëshmitarin X”, ironia e Bashës ndaj gazetarës: Do jetë artikull i shkruar në Surrel

Publikuar tek: barometri, më 07:49 09-06-2018 “Dikush pretendon se ka folur me dëshmitarin X”, ironia e Bashës ndaj gazetarës: Do jetë artikull i shkruar në Surrel

Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për takimin që zhvilloi me dy deputetë austriakë, pjesë e partisë popullore austriake.

 

Pas fjalës së tij dhe të zyrtarëve austriakë, Basha ju përgjigj me ironi pyetjes së njërës prej gazetareve.

 “Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetëofruar një person i cili ka pretenduar se ka qenë ai i cili ka folur me dëshmitarin X, Albert Veliun? A keni informacion se kush është ky person?,” pyeti një nga gazetaret.

“Jo, po me siguri artikulli është shkruar në Surrel kështu që bëja pyetjen kryeministrit”, ishte përgjigjia ironike e Bashës.

Basha theksoi se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14522504806519
array(1) { ["section"]=> string(120) "dikush-pretendon-se-ka-folur-me-deshmitarin-x-ironia-e-bashes-ndaj-gazetares-do-jete-artikull-i-shkruar-ne-surrel-123761" }