‘Dil jashtë’, Macron i Francës zihet me policinë izraelite në Kishën e Jeruzalemit (PËRSËRITET PRECEDENTI ME SHIRAK NË 1996- VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:41 23-01-2020 ‘Dil jashtë’, Macron i Francës zihet me policinë izraelite në Kishën e Jeruzalemit (PËRSËRITET PRECEDENTI ME SHIRAK NË 1996- VIDEO) Shkeputur nga video

Presidenti francez Emmanuel Macron është konfrontuar me policinë izraelite gjatë një turi në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Zoti Macron, sipas BBC, akuzoi oficerët se po dhunonin rregullat ndërkohë që po i pengonin ata të hynin në kishen e St Anne, që konsiderohet territor francez.

“Nuk më pelqeu se çfarë bëre para meje. Dil Jashtë të lutëm” paralajmëroi ai në anglisht. “Askush nuk ka të drejtë të provokojë”.

 

Incidenti është i ngjashëm me atë që ka përfshirë ish presidentin francez Jacques Chirac në 1996. Zoti Macron është në Jeruzalem për të marrë pjesë në Forumin e pestë botëror për Holokaustin, që shënon edhe 75 vjetorin e lirimit nga kampi I përqëndrimit Auschëitz.

Kisha e St Anne që daton në 1183 është më e mira e ruajtur në Jeruzalem. Sipas traditës kristiane, shënimet hedhin dritë për shtëpinë e Virgjereshës Mari dhe prindërve të saj.

Është e vendosur në Jeruzalemin e pushtuar lindor. Flamuri francez valëvitet mbi kishë që kur otomanët e prezantuan atë si një dhuratë për Francën në 1856, si një gjest mirënjohjeje për ndihmën në luftën e Krimesë.

Video që qarkulloi të mërkurën tregon Macron që qëndron përpara portës së Kishës i rrethuar nga siguria izraelite dhe franceze.

Presidenti i drejtohet një ificeri me uniform që I thotë me zë të lartë: “Nuk më pëlqeu c’bëre përpara meje. Dil Jashtë të lutem”. Dhe vazhdon: Më vjen keq, por I njohim rregullat. Askush të mos provokojë kënd. Qëndroni të qetë”. Më pas I drejtohet një oficeri tjetër: “Kishim një shëtitje të mrekullueshme. Keni bërë një punë të shkëlqyer në qytet. Ju përgëzoj”.

“Ju lutem, respektoni rregullat sic janë prej shekujsh. Nuk do të ndryshojnë me mua këto rregulla. Këtë mund tua them, ok?”.

Një zëdhënës i policisë izraelite tha se delegacioni I presidentit francez arriti në Kishën e St Anne dhe kishte një debat ndërmjet sigurisë izraelite dhe franceze se kush do të lejohej të hynte në të.

“Prsidenti francez kërkoi që të respektohej programi, bazuar në termat që kishin rënë dakord me parë, një roje izraelite dhe një polic shoqëroi presidentin dhe delegacionin brenda”. “Kur presidenti dhe delegacioni mbaruan vizitën, ai kërkoi falje për incidentin dhe takoi duart me personelin e sigurisë”.

Gjatë një vizite në Kishën e St Anne në 1996, zoti Chirac u inatos kur personeli izraelit shfryu mbi ta. Duke folur në anglisht ai I pyeti: “Cfarë doni? Të shkoj në avion e të iki në Francë. Këtë doni? Lërini të ikin.

Qeveria izraelite, e drejtuar atëherë si edhe tani nga Benjamin Netanyahu kërkoi falje për presidentin Shirak, duke thënë se gjithcka ishte bërë për të mbrojtur një mik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007213830947876
array(1) { ["section"]=> string(132) "dil-jashte-macron-i-frances-zihet-me-policine-izraelite-ne-kishen-e-jeruzalemit-perseritet-precedenti-me-shirak-ne-1996-video-192908" }