“Dilnin pothuajse çdo ditë nga liqeni por nuk donte lidhje serioze”, banori i “Big Brother” i jep fund lidhjes me të dashurën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:31 07-01-2017 “Dilnin pothuajse çdo ditë nga liqeni por nuk donte lidhje serioze”, banori i “Big Brother” i  jep fund lidhjes me të dashurën

Jeta sentimentale duket se nuk është në ditët e saj më të mira për Seldi Qalliun. Këngëtari, i cili vetëm pak muaj më parë i dha fund fejesës 5-vjeçare me Dafina Zekën, vajzën e gazetarit Milaim Zeka, ka pësuar një tjetër disfatë në dashuri. Lidhja e tij e re me një vajzë nga Tirana ka pësuar sërish të njëjtin fund.

 Burime të suplementit “Bluetooth” në Gazeta Shqiptare kanë treguar se Seldi është ndarë prej pak javësh nga e dashura e tij e fundit. Në fakt, çifti nuk kishte dalë asnjëherë me një deklaratë për raportin e tyre, por pavarësisht kësaj ishin parë shpesh në Tiranë.

“Dalin thuajse çdo ditë nga liqeni dhe duken mjaft intim. Ndonjëherë kapen prej dore”, thoshin asokohe burimet e “Bluetooth”, teksa konfirmonin romancën e tyre.

Por, tani, miq të çiftit kanë treguar se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte mungesa e dëshirës së Seldit për ta marrë marrëdhënien seriozisht. “Ai nuk impenjohej mjaftueshëm, nuk kishte dëshirë që lidhja të bëhej më serioze”, kanë treguar miq të tyre.

E në fakt, të njëjtën gjë kishte thëne edhe Seldi pak kohë më parë. I pyetur për raportet me femrat, këngëtari, njëkohësisht ish-banor i “Big Brother” tregonte se nuk donte që të angazhohet seriozisht në një raport të ri, por ishte në kërkim të flirteve ditore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025802135467529
array(1) { ["section"]=> string(126) "dilnin-pothuajse-cdo-dite-nga-liqeni-por-nuk-donte-lidhje-serioze-banori-i-big-brother-i-jep-fund-lidhjes-me-te-dashuren-64852" }