‘Dimri do të jetë i vështirë’, Merkel paralajmëron gjermanët dhe sulmon kundërshtarët politikë

Publikuar tek: bota, më 17:05 29-10-2020 ‘Dimri do të jetë i vështirë’, Merkel paralajmëron gjermanët dhe sulmon kundërshtarët politikë Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar qytetarët gjermanë se 4 muajt e ardhshëm do të ejnë të vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërkohë ajo ka sulmuar edhe kundërshtarët e saj politikë, të cilët thonë se virusi nuk ekziston, duke u shprehur se mashtrimet e tyre nuk do ta ndalin koronavirusin.

Jemi në një gjendje dramatike në fillim të sezonit të ftohtë. Kjo na prek të gjithë ne, pa përjashtim”, tha kancelarja në dhomën e ulët të kuvendit, duke shtuar se masat e reja kufizuese janë të nevojshme dhe të duhura.

“Gënjeshtrat dhe dezinformatat, teoritë konspirative dhe urrejtja jo vetëm që e dëmtojnë debatin demokratik por edhe luftën kundër virusit”, tha ajo në kuvend në fjalimin gjatë të cilit u pengua nga deputetët e së djathtës ekstreme, anëtarë të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

“Dimri do të jetë i vështirë, katër muaj të gjatë e të vështirë, por do të përfundojë”, shtoi ajo.

E shqetësuar që spitalet do të stërmbushen me pacientë, kancelarja Merkel, në marrëveshje me liderët rajonalë, vendosi masa izoluese që do të hyjnë në fuqi nga 2 nëntori dhe do të zgjasin një muaj. Në mesin e masave është mbyllja e restoranteve, teatrove dhe palestrave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Krenar që mora pjesë në Forum’, Mike Pompeo falenderon shqiptarët: Heronj që mbrojtët hebrenjtë me jetën tuaj!
S’KA të NDALUR vala e INFEKTIMEVE në Itali, Angli dhe Belgjikë! COVID godet rëndë edhe Poloninë (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012099027633667
array(1) { ["section"]=> string(98) "dimri-do-te-jete-i-veshtire-merkel-paralajmeron-gjermanet-dhe-sulmon-kundershtaret-politike-225677" }